Dedikuar shpresës së humbur, mbijetesës e luftës për t’u ringritur – Besa Kokëdhima sjell këngën “C’est la Vie” me mesazh domethënës
29 shkurt 2020
| 20:22
Këngëtarja e njohur shqiptare, Besa Kokëdhima, ka publikuar projektin e saj më të ri muzikor BledBeats.
“C’est la Vie” titullohet kënga e re, nga frëngjishtja do të thotë “kjo është jeta”, e huazuar në anglisht si idiomë për të shprehur pranimin ose dorëheqjen.
Kënga është ritmike dhe teksti iu dedikohet procesit të rritjes dhe vetëngritjes së njeriut, pavarësisht situatave të vështirave në jetë.