Dedivanaj dhe Sinishtaj do të marrin pjesë në Lutjet e Mëngjesit në Uashington
Kryetari i Shoqatës “Jehona e Malësisë” në Michigan, Agron Dedivanaj së bashku me kryetarin e parë të kësaj shoqate, VIilson Sinishtaj me ftesë të anëtarëve të Kongresit do të marrin pjesë në Lutjet e Mëngjesit në Uashington.
“Ky event do të përfaqësojë një mundësi tjetër për të forcuar kontaktet dhe lidhjet me figurat më të larta politike dhe shoqërore në SHBA, me synim ngritjen e partneriteteve dhe arritjen e qëllimeve të përbashkëta. Pikërisht përmes evenimenteve të këtij lloji mundemi, duke shkëmbyer përvoja dhe këshilla, të punojmë për faktorizimin politiko-global të kombit tonë”, ka shkruar Dedivanaj në “Facebook”.
Dedivanaj dhe Sinishtaj në këtë eveniment dhe do të zhvillojnë dhe një së takimesh dypalëshe me një numër kongresmenësh, si dhe politikanë nga SHBA dhe vende të tjera, me fokus të veçantë, nga shtetet shqiptare.
Postimi i plotë:
Së bashku me z. Vilson Sinishtaj, me ftesë të anëtarëve të Kongresit, si dhe të organizatorëve, kemi kënaqësinë të marrim pjesë në Lutjet e Mëngjesit në Uashington.
Si përfaqësues të shoqatës “Jehona e Malësisë” dhe duke vazhduar atë që kemi filluar në dy vitet e fundit, si dhe duke shfrytëzuar mundësitë e panumërta që ka ky event prestigjioz ku marrin pjesë përfaqësues nga më shumë se 140 shtete së bashku me përfaqësuesit më të lartë të politikës amerikane, ne do të vazhdojmë me ato kërkesa që kemi në vazhdimësi, ato kërkesa që janë të shenjta për ne, nga përparimi dhe avancimi i komunitetit tonë në SHBA e deri te mbështetja e vëllezërve dhe motrave tona në vëndlindje.
Ky event do të përfaqësojë një mundësi tjetër për të forcuar kontaktet dhe lidhjet me figurat më të larta politike dhe shoqërore në SHBA, me synim ngritjen e partneriteteve dhe arritjen e qëllimeve të përbashkëta. Pikërisht përmes evenimenteve të këtij lloji mundemi, duke shkëmbyer përvoja dhe këshilla, të punojmë për faktorizimin politiko-global të kombit tonë.
Me ftesë të miqve tanë, në margjinat e këtij evenimenti, do të zhvillojmë një numër të madh takimesh dypalëshe me një numër kongresmenësh, si dhe politikanë nga SHBA dhe vende të tjera, me fokus të veçantë, nga shtetet tona shqiptare.
Kudo që të jemi, në çdo kohë dhe në çdo vend, do të përpiqemi të promovojmë interesat tona kombëtare për përparimin e përgjithshëm të popullit dhe të kombit tonë.
Edhe një herë falenderojmë organizatorët për ftesën dhe jemi më se të sigurt se në të ardhmen numri i shqiptarëve në evenimente të tilla të rëndësishme do të jetë gjithnjë e më i lartë.