Defekt në ashensor, humb jetën 58-vjeçari në Tiranë
08 tetor 2023
| 15:54
Një 58-vjeçar, për të cilin familjarët kallëzuan të shtunën në polici se nuk ishte kthyer në shtëpi ka humbur jetën.
Ai ishte në ashensorin e një pallati në ndërtim, kur për shkak të një defekti ai ra nga kati i parë në minus një.
Ngjarja ndodhi rreth orës 11:30, te ish-Fusha e Aviacionit. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.