Defekte serioze të sigurisë në ShBA, thotë gazetari kosovar
Gazetari Astrit Gashi ka komentuar atentatin ndaj ish-presidentit amerikan, Donald Trump.
Ai ka shkruar në “Facebook” se me ketë veprim u panë defektet serioze të sigurisë në ShBA.
“Dështoi Shërbimi Sekret i Amerikës! Si arriti një person i armatosur të hapte zjarr ndaj një ish-presidenti vetëm 120 metra afër! U deshën 22 sekonda, pothuajse gjysmë minutë, që forcat e sigurisë të arrinin në podiumin ku Trump u qëllua! Të shtënat dëgjoheshin fare afër! Jim Cavanaugh, një agjent i posaçëm në pension, i cili ka punuar në Shërbimin Sekret, thotë se është i befasuar që sulmuesi ishte në gjendje të arrinte në një vend me një pamje të qartë të podiumit ku Trump po fliste. – Nuk duhet të ketë njeri që ngjitet në një çati. Të gjitha vendet e ngritura duhet të sigurohen, thotë ai për NBC. Donald Trump shpëtoi nga fati i tij që atentatori ishte jo profesionistë!”, ka shkruar Astrit Gashi.