Defekti në shtizë shtyn vendosjen e flamurit shtetëror “Te Rrethi”
13 shkurt 2018
| 20:35
Gjatë përpjekjes për vendosjen e flamurit të Kosovës, punëtorët bashkë me zyrtarët hasën në pengesa për shkak të defekteve në shtizën e flamurit. Këto defekte ata po përpiqen t’i evitojnë.
“Te Rrethi” i flamurit kanë arritur edhe inspektorët e komunës të cilët kërkuar sqarime se përse po tentohet vendosja e flamurit të Kosovës. Zyrtarët kanë thënë se është vendim i qeverisë që krahas atij kombëtar, të vendoset edhe ai shtetëror.
Derisa punëtorët po përpiqen të evitojnë defektin në shtizë, inspektorët komunalë të Prishtinës po qëndrojnë larg tyre.
Vendosja e flamurit po monitorohet nga Policia e Kosovës.