Defekti teknik mbush rrugën me çokollatë
13 dhjetor 2018
| 11:22
Një rrugë në një qytet të Gjermanisë u shtrua me çokollatë, e cila u derdh nga një fabrikë dhe u ngurtësua menjëherë prej trotuarit të ftohtë.
Një gazetë gjermane ka njoftuar se ‘defekti i vogël teknik’, që përfshinte një rezervuar, shkaktoi derdhjen e ëmbël nga fabrika e çokollatës ‘DreiMeister’ në Westoennen.
Banorët e qytetit Westonenn mbetën të habitur kur panë rrugën e mbushur me shtresë të ëmbël. Rreth 25 zjarrfikës u desh ta hiqnin nga rruga çokollatën.