“Defilim padrejtësie” e quan familja Krasniqi bastisjen e sotme
04 nëntor 2020
| 08:47
Ende në shtëpinë e ish-kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqit, zyrtarë të EULEX-it janë duke kryer bastisje. Përveç në shtëpinë e Krasniqit, Specialja ka njoftuar se bastisje është duke bërë edhe në disa lokacione të tjera. për të cilat do të njoftojë pasdite. Bastisjet kanë filluar që në orën 6.00 të mëngjesit. E për këto bastisje ka reaguar djali i vëllait të Jakup Krasniqit, Arian Krasniqi, i cili e ka quajtur këtë operacion “Defilim padrejtësie”.