Dega e BDI-së në Tetovë me kryetar të ri
03 nëntor 2019
| 20:54
Në Kuvendin e sotëm zgjedhor në kuadër të zgjedhjeve brenda partiake, u zgjodh edhe kryetari i degës së Bashkimit Demokratik për Integrim në Tetovë, Florin Besimi.
“Kuvendarët e deleguar gjithashtu njëzëri zgjodhën edhe kryesinë e degës si dhe këshillin mbikëqyrës të degës së Tetovës.
Punimet e Kuvendit Zgjedhor i ndoqi kryetari i BDI-së z. Ali Ahmeti, bashkë me nënkryetarët Teuta Arifi, Nevzat Bejta, Sadulla Duraku dhe Izet Mexhiti, sekretari Organizativ, Artan Grubi si dhe ministra dhe deputetë të tjerë”, ka njoftuar BDI.