Dega e LDK-së në Deçan propozon një grua për kryetare të komunës
Armend Zemaj, deputet i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, përmes një postimi në “Facebook”, ka bërë të dituar se LDK-ja ka vendosur ta kandidoj për kryetare të Deçanit, Hyrie Dobrunajn.
Positmi i plotë i Zemajt në “Facebook”:
Hyrie Dobrunaj, e para grua kandidate për kryetare në komunën tonë, e cila do të jetë edhe e para grua që do të udhëheq me Deçanin tonë.
Të gjithë u bëmë NJË, për NJË qëllim të mirë, për NJË zhvillim të qytetit tonë të bukur, të bukurisë shqiptare që ndryshe quhet Deçan, duke zgjedhur NJË grua kandidate për kryetare të komunës.
Aty ku gruaja është e para, aty është edhe e mbara. Kështu do të jetë edhe për Deçanin tonë të bukur.
Kandidatja jonë është nënkryetare e degës, ish-asambliste dhe profesioniste e suksesshme, bashkëshorte e devotshme dhe nënë e përkushtuar.
Ne do të qëndrojmë të bashkuar, në mbështetje të kandidates tonë, ngaqë vetëm kështu e projektojmë dhe realizojmë të ardhmen e sigurt e të mbarë të komunës sonë.
Na priftë e mbara!