Dega e LDK-së në Prizren akuzon Vetëvendosjen: LV-ja po blen vota me nga dy thasë miell
Dega e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) në Prizren, e ka akuzuar pushtetin lokal, konkretisht Lëvizjen Vetëvendosje, për blerje votash në prag të zgjedhjeve komunale.
LDK në Prizren, me anë të një komunikate të lëshuar për medie, ka shpërndarë fotografinë e Drejtorit të Inspektoriatit në këtë komunë, Islam Thaqi, duke e akuzuar atë se po e oferton votën me miell. Mandej LDK-ja, ka ofruar edhe dëshmi me fotografi.
“Qeveria lokale, në fshatin Skorobisht ka filluar blerjen e votave me nga dy thasë miell. Ky është çmimi që taksapaguesit e Prizrenit po paguajnë për kaparisje votash për partinë në pushtet, Vetëvendosje”, është thënë ndër të tjera në postimin e tyre.
Dega e LDK’së në Prizren u ka bërë thirrje autoriteteve që të ndërmarrin masa.
Komunikata e plotë e LDK-së në Prizren:
Jemi jashtëzakonisht të indinjuar me informata rreth keqpërdorimeve të pozitave zyrtare nga pushtetarët e komunës së Prizrenit, në këto ditë fushate.
Qeveria lokale, në fshatin Skorobisht ka filluar blerjen e votave me nga dy thasë miell.
Ky është çmimi që taksapaguesit e Prizrenit po paguajnë për kaparisje votash për partinë në pushtet, Vetëvendosje.
Shpërndarja e këtyre të mirave materiale, në kohën kur ka filluar fushata elektorale, nuk ka si të quhet ndryshe pos keqperdorim i buxhetit komunale dhe pozitës zyrtare për qëllime elektorale.
Manipulimi me qëllim blerjen e votave nuk ka si bëhët më hapur se kaq. Zyrtari komunal për mirëqenje sociale shpërndan thasë me miell në Skorobisht i shoqëruar nga, shih në foto, udhëheqësi i Vetvendosjes për këtë fshat.
Ftojmë organet kompetente të mbikqyrin e hulumtojnë “zemërgjerësinë” e pushtetarëve në këtë muaj elektoral.
LDK – Prizren
18.09.2021