Dega e LDK-së në Vushtrri cakton kandidatët për deputetë

03 shtator 2019 | 11:43

Kryesia e degës së Lidhjes Demokratike të Kosovës në Vushtrri ka caktuar dy kandidatë për deputetë.

Kryetari i kësaj dege, Hysni Gërguri, në profilin e tij në “Facebook”, ka shkruar se në listë për deputetë  nga kjo degë do të jetë ai dhe Rrezarta Krasniqi.  “Kryesia e Degës së LDK-së, në Vushtrri në mbledhjen e mbajtur me 01.09.2019, vendosi unanimisht që kandidat për Kuvendin e Kosovës nga Dega, të jenë: Hysni Gërguri dhe Rrezarta Krasniqi. Na prift e mbara”, ka shkruar ai.

/Epoka e re/

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri në detyrë i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli, është…