Dega e LDK-së në Vushtrri përkrah Abdixhikun për kryetar të partisë

09 mars 2021 | 13:33

Anëtari i Këshillit të LDK-së, Xhafer Tahiri, ka shprehur përkrahjen e tij për kandidaturën e Lumir Abdixhikut për kryetar të ri të kësaj partie.

Ai ka bërë me dije se dega e LDK-së në Vushtrri është për ndryshime rrënjësore në Kuvendin Zgjedhor të LDK-së, i cili do të mbahet me 14 mars.

“Nga kandidatura që kemi parë tani të zotëri Lufti Hazirit dhe zotëri Lumir Abdixhikut por besoj që është e qartë që dega jonë në bazë të asaj që thash dhe deklarova dhe takimeve që kemi mbajtur dhe personalisht do përkrahim kandidaturën e Lumir Abdixhikut për kryetar të LDK-së. LDK-ja është para një vendimi tepër të rëndësishëm më 14 mars dhe unë kam besim që delegatët e LDK-së do zgjedhin rrugën e duhur për të ecur përpara. Këto zgjedhje nuk janë për të mohuar të kaluarën e LDK-së, nuk janë për të ndryshuar të kaluarën e LDK-së dhe nuk janë për të mohuar kontributin e askujt brenda LDK-së. Këto janë zgjedhje për të ardhmen e LDK-së dhe Kosovës. Prandaj, personalisht por edhe dega e LDK-së në Vushtrri, përkrahin një ndryshim rrënjësor në këto zgjedhje në Kuvend, do deklarohemi me votë pavarësisht nëse do jetë votë e fshehtë”, ka deklaruar ai/Kosovapress/

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kandidati për deputeti i Partisë Liberale Egjiptiane, Veton Berisha, ka…