Dega e Partisë GUXO në Ferizaj tërhiqet nga gara për zgjedhje, godasin Gërvallën dhe Pecin

10 dhjetor 2024 | 13:51

Dega e Parisë Guxo në Ferizaj është tërhequr plotësisht dhe do të pushojë aktivitetin e saj politik me të gjitha strukturat në zgjedhjet nacionale të vitit 2025.

Lajmin e ka bërë me dije kjo degë në faqen zyrtare në “Facebook”.

Në njoftimin e kësaj dege është thënë se Donika Gërvalla dhe Faton Peci, kanë vendosur t’i ndjekin interesat personale.

Njoftimi i plotë dhe pa ndërhyrje:

Informatë për publikun!

DEKLARATË:

– Në mbledhjen e mbajtur më 09.12.2024 të Kryesisë së Partisë GUXO – Dega Ferizaj, u diskutua çështja e zgjedhjeve nacionale të 9 shkurtit 2025 dhe përfaqësimi ynë në garë me kandidatë të mundshëm për deputetë, duke pasur parasysh që jemi ndër degët më të organizuara të Partisë GUXO në nivel nacional, e cila degë në nivel qendror përfaqësohet me 2 deputetë dhe me dy asamblistë në Kuvendin Komunal – Ferizaj, duke shpërfaqur potencial votash të cilën nuk e ka pasur asnjë degë e Partisë GUXO në nivel shteti.

– Pas diskutimeve të shumta në frymën e demokracisë së mirëfilltë dhe respektimit të mendimeve të ndryshme, me shumicë votash në kryesi, u mor vendim që Dega e Partisë GUXO – Ferizaj, të tërhiqet plotësisht dhe të pushojë aktivitetin e saj politik me të gjitha strukturat e saja në zgjedhjet nacionale të vitit 2025, duke qenë të vendosur që të qëndrojmë brenda kauzës së saj politike dhe identitetit politik.

– Shkaqet që çuan deri te ky vendim janë:

1. Ndjekja e interesave puro personale të dy Bashkëkryetarëve, znj. Donika Gërvalla dhe z. Faton Peci dhe anashkalimi i interesave të partisë, gjë e cila e ka dëmtuar dhe po e dëmton ekzistencën, qëndrueshmërinë dhe përfaqësimin e interesave të përbashkëta të anëtarësisë, duke cenuar dhe vazhdueshmërinë e saj.

2. Mosrespektimi i propozimit të Këshillit të Përgjithshëm që të mbajmë e të ruajmë identitetin tonë politikë në zgjedhjet nacionale të 9 shkurtit 2025.

3. Shkelja dhe përbaltosja e maksimës dhe motos tonë që: “E Ardhmja u Takon Atyre që Guxojnë”!

4. Shkeljet hierarkike partiake.

5. Mbyllja totale dhe mungesa e komunikimit me strukturat partiake.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka pritur në takim lamtumirës…