Dega e PDK-së në Gjakovë në shenjë solidarizimi për vdekjen e tre fëmijëve në Jabllanicë pezullon të gjitha aktivitetet

02 shkurt 2025 | 14:07

Dega e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) në Gjakovë në shenjë solidarizimi për vdekjen e tre fëmijëve në Jabllanicë të Dushkajës ka pezulluar të gjitha aktivitetet elektorale për sot.

Këtë lajm e dhënë kryetari i Degës së PDK-së në Gjakovë, Hajdar Beqa, i cili jka thënë se në këto momente zie, bashkëndjejnë me familjet e viktimave, që po përballen me një dhimbje të madhe.

“Në shenjë respekti dhe solidariteti me këtë tragjedi që ka prekur gjithë komunën tonë, Dega e PDK-së në Gjakovë ka vendosur të pezullojë të gjitha aktivitetet zgjedhore për sot. Në këto çaste të rënda, le të jemi të bashkuar në mbështetje të familjeve të prekura. Ngushëllime të sinqerta dhe forcë për ta përballuar këtë dhimbje të madhe”, ka shkruar Beqa në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Dhjetëra mijëra protestuan kundër qeverisë dhe në kujtim të shembjes…