Dega e PDK-së në Itali më 3 nëntor tubim me bashkatdhetarë, i pranishëm edhe Bedri Hamza

18 tetor 2024 | 16:08

Kryetari i PDK-së në Itali, Patriot Krasniqi ka njoftuar se dega të cilën ai e drejton më 3 nëntor do të mbajë tubim me bashkatdhetarë në këtë vend, ku prezent do të jenë kandidati për kryeministër, Bedri Hamza, Sekretarja e Përgjithshme, Vlora Çitaku si dhe deputetët Elmi Reçica, Enver Hoxhaj.

“Në këtë tubim, z. Hamza do të shpalos pjesë nga programi zgjedhor i subjektit tonë për zgjedhjet e 9 shkurtit.  Ky tubim, sikur çdo tubim i mëparshëm i degës së PDK-së në Itali, do të jetë madhështorë dhe masiv për nga pjesëmarrja. Shihemi më 3 nëntor”, ka njoftuar ai.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-kandidati për kryetar të Komunës së Podujevës nga radhët e…