Dega e PDK-së në Rahovec propozon Idriz Vehapin dhe Edon Canën kandidat për deputetë
27 tetor 2024
| 19:03
𝐄𝐝𝐨𝐧 𝐂𝐚𝐧𝐚 𝐝𝐡𝐞 𝐈𝐝𝐫𝐢𝐳 𝐕𝐞𝐡𝐚𝐩𝐢 𝐝𝐨 𝐭𝐞̈ 𝐣𝐞𝐧𝐞̈ 𝐤𝐚𝐧𝐝𝐢𝐝𝐚𝐭 𝐩𝐞̈𝐫 𝐝𝐞𝐩𝐮𝐭𝐞𝐭ë 𝐭𝐞̈ 𝐩𝐫𝐨𝐩𝐨𝐳𝐮𝐚𝐫 𝐧𝐠𝐚 𝐃𝐞𝐠𝐚 𝐞 𝐏𝐃𝐊-𝐬𝐞̈ 𝐧𝐞̈ 𝐑𝐚𝐡𝐨𝐯𝐞𝐜 𝐩𝐞̈𝐫 𝐳𝐠𝐣𝐞𝐝𝐡𝐣𝐞𝐭 𝐩𝐚𝐫𝐥𝐚𝐦𝐞𝐧𝐭𝐚𝐫𝐞 𝐭𝐞̈ 𝟗 𝐒𝐡𝐤𝐮𝐫𝐭𝐢𝐭 𝟐𝟎𝟐𝟓.
Kështu është bërë e ditur nga Dega e PDK-së në Rahovec.
Sot në Rahovec është mbajtur mbledhja e radhës e kryesisë, kryetarëve të nëndegëve dhe asamblistëve të PDK-së në Rahovec.
Me miratim unanim janë propozuar kandidatët, Idriz Vehapi dhe Edon Cana për deputet në zgjedhjet e 9 Shkurtit të vitit 2025.
Gjatë takimit të sotëm është formuar shtabi zgjedhor i degës, i cili mori përsipër detyrat dhe angazhimet tjera që i presin në procesin zgjedhor të 9 Shkurtit.
Poashtu gjatë takimit është diskutuar për angazhimin e anëtarëve dhe pjesëmarrjen në Konventën e 2 Nëntorit.