Dega e PDK-së në Shtime: Shqetësim i thellë me gjetjen e fletvotimeve të pavulosura që mbajnë numrin e LV-së

16 shkurt 2025 | 14:39

Partia Demokratike e Kosovës, Dega në Shtime, ka “denoncuar” parregullistë tashmë të njohura si “treni bullgar”, ku dyshohet se janë future fletëvotime të pavulosura e që mbajnë votën për Lëvizjen Vetëvendosje.

Kjo degë, ka ftuar urgjentisht prokurorinë të marrë masa, në përputhje me ligjin, pasi sipas tyre është manipuluar me vulnetin politik të qytetarëve.

Reagimi i plotë i PDK-së:

Partia Demokratike e Kosovës (PDK), Dega Shtime, shpreh shqetësimin e thellë lidhur me gjetjen e disa fletëvotimeve të pavulosura e që mbajnë numrin e subjektit të Lëvizjes Vetëvendosje në Qendrën e Numërimit në Shtime.

Kjo ngre dyshime serioze për kepërdorimin e vullnetit të qytetarëve të Shtimes gjatë procesit të votimit andaj i bëjmë thirrje Prokurorisë që të nisë menjëherë hetimet për këtë çështje, për të siguruar integritetin e procesit zgjedhor.

Çdo përpjekje për të manipuluar vullnetin e qytetarëve është e papranueshme dhe cenon rëndë demokracinë tonë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Lindon Emërllahu pritet të bëjë sot debutimin e tij te…