Dega e PDK-së në Skenderaj shpërndan mbi 300 pako ushqimore e higjienike

11 prill 2020 | 14:13

Sami Lushtaku përmes një postimi në llogarinë e vet në “Facebook” ka bërë me dije se Dega e PDK-së në Skenderaj ka filluar shpërndarjen e mbi 300 pakove ushqimore e higjienike përfshirë edhe dezinfektues, për familjet me gjendje më të rëndë ekonomike, si pasojë e përhapjes së virusit Covid-19.

“Kemi filluar me shpërndarje e pakove në fshatrat e Kopiliqit, Turiqecit, Burojës, Kllodernicës e do të vazhdojmë në gjithë territorin e komunës së Skenderajt. Në këto ditë jo të zakonshme, secili nga ne, duhet ta tregojë solidaritetin e vet, duke ndihmuar me aq sa kemi mundësi. Populli jonë është popull me shpirt solidar dhe në këto situata ndihmojnë pa hezitim. Prandaj, ju bëj thirrje të gjithë atyre që kanë mundësi, që të ndihmojnë qytetarët me gjendje jo të mirë ekonomike, në këtë kohë të pandemisë”, ka shkruar Lushtaku.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Blick i kushtuar një shkrim përzgjedhësit të Kosovës, Bernard Challandes,…