Dega e PDK-së në Zvicër ka organizuar tubim madhështor për kryeministrin në ardhje, Bedri Hamza
Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza dhe gjeneral Rrahman Rama takojnë strukturat e PDK-së në Zvicër. Kryetari i Degës së PDK-së në këtë shtet, Ragip Xhaka është ndarë i kënaqur me vizitën e kryeministrit të ardhshëm z. Bedri Hamza dhe gjeneral Rama. Për të nderuar vizitën e tyre, dega e PDK-së ka organizuar një tubim madhështor të mërgatës. Kështu thuhet në njoftimin e degës, që mbanë vulën e kryetarit, Ragip Xhaka.
Njoftimi i plotë:
Tubim dhe takime madhështore të kryeministrit të ardhshëm të Kosovës, z.Bedri Hamza me bashkatdhetarët tanë në Zvicër.
Dega e PDK-së në Zvicër ka organizuar një tubim madhështore për kryeministrin në ardhje Bedri Hamza në Winterthur. Pjesë e këtij takimi ishte edhe Gjenerali Rrahman Rama. Fillimisht gjatë ditës së djeshme z.Hamza ka zhvilluar një takim shumë të frytshëm e domethënës me dhjetëra të rinjë, student, profesionist, e punëtorë të vyer në Zvicër.
Kandidati i PDK-së për kryeministër gjithashtu pati takim me Këshillin drejtues të PDK-së në Zvicër, ku edhe pati një fjalim sa të fuqishëm po edhe përmbajtësor.
Ndërkaq në tubimin madhështor në Winterthur, Bedri Hamza u takua me qindra bashkatdhetarë. Se sa do të jetë e madhe fitorja e tij në zgjedhjet e ardhshme, treguan duartrokitjet e fuqishme që mori nga të pranishmit në sallë.
Bashkatdhetarët tanë u njohën me programin e z.Hamza dhe patën mundësi që të parashtrojnë edhe pyetje e të diskutojnë për tema të interesit nacional.
Si kryetar i degës së PDK-së në Zvicër, i falënderoj të gjithë bashkatdhetarët që morën pjesë në këtë tubim që e bën kaq madhështor.
Edhe njëherë dua ta potencoj se e mbështjes fuqishëm mikun tim në garën për të parin e ekzekutivit dhe qytetarët e Kosovës duhet ta shohin qartë se profili i Bedri Hamzës, është i duhuri për ta udhëhequr Kosovën.
Nëse dëshironi një sistem shëndetësor të mirë, një sistem arsimor sa më të mirë dhe ekonomi sa më të zhvilluar, Bedri Hamza është politikan i cili ka aftësinë dhe profesionalizmin për t’i arritur të gjitha këto në Kosovë.
Na priftë e mbara dhe premtoj që zgjedhjet e ardhshme do ta bëjë maksimumin që PDK të triumfojë.
Me respekt, Ragip Xhaka.