Dega e PDK-së në Zvicër më 25 shkurt në Wydenof Arena organizon manifestim për nder të Ditës së Pavarësisë
Dega e Partisë Demokratike në Zvicër që udhëhiqet nga Ragip Xhaka, për nder të 16-vjetorit të pavarësisë së Kosovës, do të organizoj manifestim qendror në Wydenof Arena, Wyde 1, 5242 Birr. Të pranishëm nga Prishtina do të jenë edhe Memli Krasniqi, kryetar i PDK-së, Enver Hoxhaj, nënkryetar i Kuvendit, Vlora Çitaku, nënkryetare e PDK-së, Elemi Reçica, drejtor i Mërgatës, Blerta Deliu, deputete e PDK-së, Arbnora Salihu, kryetare e RDK-së dhe Ramiz Lladrovci, kryetar i Drenasit.
Kështu është bërë e ditur nga Dega e PDK-së për Zvicër.
Njoftimi i plotë:
Në manifestimin e organizuar nga dega e PDK-së në Zvicër për nder të Ditës së Pavarësisë, do të marrin pjesë edhe struktura kryesore nga qendra e PDK-së.
Me 25 shkurt 2024, në manifestimin ku do të ketë valle dhe këngë do të jenë prezent edhe: Memli Krasniqi, kryetar i PDK-së, Ragip Xhaka, kryetar i PDK-së dega në Zvicër, Enver Hoxhaj, nënkryetar i Kuvendit, Vlora Çitaku, nënkryetare e PDK-së, Elemi Reçica, drejtor i Mërgatës, Blerta Deliu, deputete e PDK-së, Arbnora Salihu, kryetare e RDK-së dhe Ramiz Lladrovci, kryetar i Drenasit.
Andaj me kënaqësi ju ftojmë të merrni pjesë në Manifestimin “Së bashku për Kosovën”, të organizuar nga dega e jonë. Në këtë manifestim do të iu argëtojnë emra të njohur të muzikës shqiptare.
Hysni Klinaku, Shaqir Cërvadiku dhe Djemtë e Beqës (Ismeti dhe Shpëtimi), me këngët e tyre do ta bëjnë këtë festë vërtetë madhështore.
Manifestimi do të ketë edhe valle, nga ansambli “Shota”.
Ju mirëpresim me datë 25 shkurt 2024, nga ora 13:30. Vendi ku mbahet manifestimi: Wydenof Arena, Wyde 1, 5242 Birr.
Me respekt, PDK dega në Zvicër.