Degët e LDK-së në diasporë mbështesin vendimin e Këshillit të Përgjithshëm
Gjashtë degë të LDK-së në diasporë kanë dalë me një deklaratë të përbashkët rreth zhvillimeve të fundit si për pandeminë, po ashtu edhe për ato politike. “Degët e LDK-së në Diasporë mbështesin vendimet e Kryesisë Qendrore dhe KP. E kemi besimin që nëse i ofrohet mundësia e themelimit të qeverisë, LDK-ja do të japë maksimumin për themelimin e një qeverie të përgjegjshme dhe kompetente për të udhëhequr vendin në këto momente kritike qoftë si pasojë e pandemisë, po ashtu edhe gjendjen e vështirë ekonomike që do të jetë pas pandemisë”, thuhet në deklaratë. “Ne presim me të drejtë që filozofia e presidentit Rugova, integrimet evropiane dhe miqësia e përhershme me ShBA-së, do të jetë prioritet mbi prioritetet e qeverisë në ardhje të Republikës së Kosovës”.