Dëgjohen sirenat në të gjithë Jerusalemin, Hamasi lëshon sërish raketa

09 tetor 2023 | 16:42

Krahu i armatosur i Hamasit ka konfirmuar se ka lëshuar raketa drejt Jerusalemit, raporton “Reuters”.

Hamasi tha se lëshoi raketa në përgjigje të bombardimeve të ushtrisë izraelite.

“CNN”-i, ashtu si “The Guardian” raportuan para pak çastesh se “sirenat po dëgjohen tani në të gjithë Jerusalemin”.

Ekipet e “CNN”-it në Jerusalem dëgjuan një seri shpërthimesh menjëherë pasi u aktivizuan sirenat.

Luftimet po vazhdojnë, ndërkohë që raportohet për të paktën 800 izraelitë të vrarë deri më tani, dhe 2 400 të plagosur.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Trajneri i Kosovës, Primoz Gliha në konferencë për shtyp në…