Dëgjohen të shtëna me armë zjarri në një aeroport ushtarak në Rusi, flitet se ka viktima!

09 nëntor 2020 | 13:25

Tre ushtarë kanë mbetur të vrarë në një aeroport ushtarak pasi një kolegë ka hapur zjarr në drejtim të ushtarëve tjerë. Ngjarja ka ndodhur afër qytetit Voronezh, njoftoi qendra për shtyp e rrethit Perëndimorë ushtarak në Rusi.

Burime të gazetës “Sputnik” thonë se incidenti ka ndodhur në aeroportin “Balltimor”

Disa mediume ruse raportojnë se agresori është një regrut 20 vjeçar i cili fillimisht i ka sulmuar kolegët me sëpatë ndërsa më pas ka hapur zjarr.

Siç informon TASS, në mesin e viktimave janë dy oficer dhe një ushtar i paguar.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-zëdhënësi i UÇK-së, Jakup Krasniqi, ka dalë sot para Dhomave…