Degradimi i rrezikshëm
Shkruan: Arben Rogova
Partia Demokratike e Kosovës e cila vinte si trashëgimi e vlerave të luftes, në themelet bazë kishte sekularizmin dhe demokracinë perendimore. E themeluar pas luftës, ishte e natyrshme që në bërthamen e saj të ishin aktivistët e LPK-së, luftëtarët e lirisë, të burgosurit politike, intelektual me profile të ndryshme, etj. Në bazë të këtij brumi, mendësia dhe orientimi ishin vlerat perendimore. Gjatë luftës në Kosovë, me asnjë çmim nuk ishte lejuar që të involvoheshin në UÇK, muxhahedin nga lindja. Gjithashtu edhe aktivistët e LPK-së të cilët vinin nga bota demokratike perendimore, e kishin kuptuar se rrugëtim i vetëm ishin demokracitë perendimore. Në rrugëtimin e saj PDK po ecte e palëkundur me bazë vlerat perendimore, gjithmonë duke zgjedhë dritën e iluminizmit para errësirës, dhe nuk lejonte që të involvoheshin individë me mendësi nga islami politik.
Këto 10 vitet e fundit, bazamenti i pastërt shqip filloi të zbehet, dhe element me mendësi e vizione orientale, shkallë pas shkalle filluan të depërtonin në strukturat e larta të partisë. Me rritjen e numrit të tyre, ka pakënaqësi e shqetësime nga idealistët perendimor brenda PDK-së. Duke u bazuar në idealizmat e brumit të lartëpërmendur që element të tillë asesi mos të gjejnë fole në PDK, është shqetësuese se si kjo maskaradë po lejohet me vetëdije të plotë. Krerët e UÇK-së sëbashku me miqtë ishin pjesëmarrës në të gjitha zhvillimet e luftës dhe të pavarësisë. Ata sot në Hagë po bëjnë sakrifica për rrugen e lirisë, kurse në PDK po shumohet elementi me bindje të islamit politik. Përderisa rrugëtimi i përbashkët me miqtë drejt lirisë dhe pavarësisë i kishte kaluar të gjitha testet për të ardhmen e Kosovës, tani me të drejtë miqtë shqetësohen për këtë degradim. Identiteti i kombit shqiptar është i shenjtë, ndërsa përpjekjet për të bërë fenë pikë referimi për shoqërinë tone, jan të rrezikshme. Jo kudo e nga çdo kush duhet të kërkohen votat. Ruajtja e vlerave perendimore në PDK nuk ka çmim. Serbia një shtet i krishterë u bombardua nga NATO, sepse NATO na besoi neve dhe e vlerësoi rezistencen tonë për të jetuar si europian.
Prandaj PDK urgjentisht duhet të ndalë këtë trend dhe ta shëroi imazhin e degraduar nga element me prirje nga Islami politik, ose do të mbetet e izoluar nga miqtë perendimor. Kur të na izoloin miqtë, t’kurrja është e pashmangshme.