
Dehari: Askush nuk mund t’i nëpërkëmb luftërat e kësaj uniforme!
18 gusht 2020
| 19:21
Arritjen e marrëveshjes së koalicionit midis BDI-së dhe LSDM-së kreu i Komunës së Kërçovës, Fatmir Dehari e ka komentuar në një mënyrë interesante.
Dehari me këtë rast ka postuar në llogarinë e vet në “Facebook” një fotografi të përbashkët me liderin e BDI-së, Ali Ahmeti gjatë kohës së luftës.
Ai ka thënë se askush nuk mund t’i nëpërkëmb luftërat e kësaj uniforme.
“Betejat vazhdojnë”, ka shkruar Dehari.