Dehari: Kontributi im në Kuvend do të jetë në arsim dhe mërgatë
22 mars 2021
| 13:58
Deputeti më i vjetër i Kuvendit të Kosovës i cili edhe udhëhoqi seancën konstituive, Avni Dehari, pret që të japë kontributin e tij në fushën e arsimit, por edhe në çështje të mërgatës.
Pasi përfundoi seanca konstituive, Dehari para mediave tha se Lëvizja Vetëvendosje i ka votat e mjaftueshme për ta zgjedhur edhe qeverinë e re.
“Varësisht prej temave që shtrohen, por unë jam më shumë i përcaktuar për fushën e arsimit – meqë kam punuar në arsim një kohë të gjatë – edhe për çështjet e mërgatës. Nuk mund të thuhet se sa vota i ka, por të shohim. Vota të mjaftueshme ka, por sa do të jenë saktë nuk e di por ka vota të mjaftueshme”, ka thënë ai.