Dehari: Kontributi im në Kuvend do të jetë në arsim dhe mërgatë
22 mars 2021
| 14:37
Deputeti më i vjetër i Kuvendit të Kosovës, Avni Dehari, i cili ka udhëhequr seancën konstituive të Kuvendit, ka thënë se pret që ta japë kontributin e tij në fushën e arsimit, por edhe në çështje të mërgatës.
Pasi ka përfunduar seanca konstituive, Dehari para medieve, ka thënë Vetëvendosja i ka votat e mjaftueshme për ta zgjedhur edhe qeverinë e re.
“Varësisht prej temave që shtrohen, por unë jam më shumë i përcaktuar për fushën e arsimit, meqë kam punuar në arsim një kohë të gjatë edhe për çështjet e mërgatës. Nuk mund të thuhet se sa vota i ka por të shohim. Vota të mjaftueshme ka por sa do të jenë saktë nuk e di por ka vota të mjaftueshme”, ka thënë Dehari.