Dehari: Kush nuk voton sot, nuk ka të drejtë të ankohet nesër

14 nëntor 2021 | 16:44

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Avni Dehari, ka shfrytëzuar të drejtën e tij për të votuar në raundin e dytë të zgjedhjeve.

Dehari përmes një shkrimi në rrjetin e tij social “Facebook” ka thënë se ai që nuk voton sot, nuk ka të drejtë që të ankohet nesër.

Dehari ka thënë se me votën që hedhin sot në kuti, qytetarët do të vendosin për të ardhmen e suksesshme në komunën ku jetojnë.

Postimi i plotë:

Kush nuk voton sot, nuk ka të drejtë të ankohet nesër!

Vota juaj ka forcën e çelësit magjik, që hap dyert e mbarësissë! Me votën, që sot hidhni në kuti, ju vendosni për të ardhmen tuaj të suksesshme katërvjeçare në komunën ku jetoni!

Ne e hodhëm votën tonë në kuti, hidheni edhe ju!

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ka nisur puna për ndërtimin e tunelit të Llogarasë. Në…