Dehari sot i drejtohet Osmanit për hapat e mëtutjeshëm të seancës konstituive

16 prill 2025 | 11:11

Kryesuesi i seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës, Avni Dehari, ka deklaruar se sot do t’i drejtohet presidentes së vendit, Vjosa Osmani, me një letër, ku do t’i kërkoj interpretim mbi situatën e krijuar dje në seancë.

Dehari ka deklaruar për “RTK”-në se nuk dihet nëse seanca e re do të mbahet brenda 48 orëve, ashtu siç parashihet, siç tha ai derisa nuk merr interpretim ose përgjigje nga presidentja e vendit.

Dje, kryesuesi i seancës konstituive, Avni Dehari, ka ndërprerë seancën, pasi ka thënë se s’ka shumicë për vijim të saj, pas situatës së krijuar me mosvotimin e raportit për konfirmimin e mandateve.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Avdullah Hoti, ka…