Dehari veproi në mënyrë arbitrare, është dashur ta lejonte votimin

22 prill 2025 | 08:35

Analisti Albert Krasniqi ka bërë me dije se kryesuesi i seancës konstituive të legjislaturës së nëntë, Avni Dehari, ka vepruar në mënyrë arbitrare dje kur e ka ndërprerë seancës ka e hedhur në votim kandidaten eLVV-së për kryetare të Kuvendit, Albulena Haxhiu.

Ai ka bërë me dije se ai është dashur të lejonte votimin.

Në profilin e tij në “Facebook”, Krasniqi ka shkruar se kjo është përpjekje e qëllimit për të bllokuar konstituimin e Kuvendit.

“Rendi i ditës i seancës konstituive është i paracaktuar dhe nuk mund të ndryshohet apo të anashkalohet. Kryesuesi i seancës konstituive veproi në mënyrë arbitrare dhe në kundërshtim me obligimet kushtetuese duke e ndërprerë seancën pa lejuar zhvillimin e votimit. Votimi i deputetëve nuk mund të paragjykohet mbi bazën e deklarimeve në media. Kjo është përpjekje e qëllimit për të bllokuar konstituimin e Kuvendit”, ka shkruar Krasniqi.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Renault vazhdon të kryejë misionin e tij mjedisor me modelin…