Dehen, pastaj burrë e grua nga Peja grushtojnë njëri-tjetrin
11 shtator 2022
| 09:25
Një burrë e një grua (bashkëshortë) janë arrestuar në Pejë të shtunën pasi dyshohet se në gjendje të dehur janë rrahur në mes vete sa ishin duke udhëtuar me veturë.
“Janë arrestuar dy të dyshuar, çift bashkëshortor, mashkull dhe femër, të dy kosovarë, për shkak se, derisa kishin qenë duke udhëtuar me veturë, kishin pasur mosmarrëveshje dhe e kishin sulmuar fizikisht njëri-tjetrin. Si pasojë e lëndimeve e dyshuara ka pranuar tretman mjekësor”, thuhet në njoftimin e policisë.
Të dyshuarit kishin qenë nën ndikim të alkoolit dhe me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje.