Dejan Jevtiq, dëshmitari i 39-të në rastin e liderëve të UÇK-së
11 dhjetor 2023
| 15:50
Dejan Jevtiq është dëshmitari i 39-të në rastin e krerëve të UÇK-së në Hagë.
Jevtiq dyshohet të ketë qenë i ndaluar nga pjesëtarë të UÇK-së, dhe është mbajtur në Budakovë.
Ai është duke u marrë në pyetje nga prokurorët e Zyrës së Prokurorit të Specializuar.
Në dëshminë e tij, ai ka mohuar se kishte asnjë lidhje me policinë apo ushtrinë serbe.
Procesi gjyqësor ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit ka filluar në prill të këtij viti.