Dejanoviq dënohet me 8 muaj burgim dhe 10 mijë euro gjobë për protestat e dhunshme në veri
Lazar Dejanoviq është dënuar me 8 muaj burgim dhe 10 mijë euro gjobë për huliganizëm dhe sulm ndaj personit zyrtar në protestat e dhunshëm në veri të vendit më 2023-n.
Ai e ka pranuar fajësinë para trupit gjykues të mërkurën.
Atij do t’i llogaritet edhe koha e kaluar në paraburgim. Meqë palët kanë thënë se nuk do të ushtrojnë ankesë lidhur me lartësinë e dënimit, gjyqtari Valon Kurtaj e ka shpallur vendimin mbi dënimin që tash të formës së prerë.
Prokuroria Speciale ka ngritur aktakuzë kundër Dejanoviqit më 15 tetor 2024.
I pandehuri tha se e marrëveshjen për pranimin e fajësisë e bën me vullnet të lirë. Dejanoviq, banor i Mitrovicës së Veriut, është në paraburgim nga data 19 qershor 2024.
Prokurori special, Bekim Kodraliut, ka kërkuar që i akuzuari të dënohet me burg efektiv 8 deri në 10 muaj për veprën penale sulm ndaj personit zyrtar, ndërsa për veprën penale pjesëmarrja në turmë t’i shqiptojë dënim me burg me 6 muajsh me mundësi zëvendësimi me 10 mijë deri 11 mijë euro.
Prokurori Kodraliu i ka kërkuar gjykatës që të pandehurit t’i shqiptohet një dënim unik brenda kornizës së marrëveshjes së propozuar.
Kryetari i trupit gjykues, Valon Kurtaj, e ka pranuar marrëveshjen për pranimin e fajësisë.
“Marrëveshja është harmoni me ligjin dhe i plotëson të gjitha premisat për tu pranuar”, ka thënë Kurtaj.
Kryetari i trupit gjykues, Valon Kurtaj, e ka pranuar marrëveshjen për pranimin e fajësisë.
“Marrëveshja është harmoni me ligjin dhe i plotëson të gjitha premisat për t’u pranuar”, ka thënë Kurtaj.
Lubomir Pantoviq, avokat i Dejanoviqit, ka thënë se para dënimit të të akuzuarit gjykata duhet t’i ketë parasysh rrethanat lehtësuese. Ndër të tjera ai, ai ka thënë se i pandehuri në protestën e dhunshme i hodhi 2-3 shishe.
“I ka gjuajtur dy a tri shishe në drejtim të tyre, nuk ka qenë as udhëheqës e as organizator”, ka thënë Pantoviq.