“Dejona Mihali e ka logjikën e kapjes së shtetit nga shërbimet sekrete”: Baton Haxhiu me akuza të ashpra

24 tetor 2024 | 21:47

Gazetari Baton Haxhiu ka reaguar lidhur me situatën në AKI, dhe vëzhgimin e gazetarëve.

Ai ka thënë se krejt kjo është e organizuar nga Dejona Mihali.

“Ju po besoni që pushteti po e përdor AKI-në, u pyet Haxhiu.

“Absolutisht nuk kam asnjë dilemë për arsye se të zbulohen gjëra të tilla, të dalin emra, dhe të mos reagojë një njeri çfarë është Albin Kurti e Dejona Mihali…Znj.Mihali ka karakteristikat e punës së shërbimit, nuk i ka karakteristikat instutucionale të një punëtoreje që i shërben demokracisë. Ajo e ka logjikën e ndërtimit të autokracisë së fshehtë, ajo e ka logjikën e kapjes së shtetit nga shërbimet sekrete, për arsye se ajo vetë ndërhyn-krijon e bën gjëra të tilla”, u shpreh gazetari Haxhiu në Pressing.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka uruar sonte ambasadorin austriak,…