Dejona Mihali e VV-së sulmon kryeprokurorin Isufaj pas arrestimit të Krasniqit: Qesh mirë kush qesh i fundit

19 prill 2023 | 22:46

“Urdhëra”, tjerë nga Prokuroria Speciale do të presim gjatë këtyre ditëve e javëve, sipas koordinatores për Komitet të VV-së, Dejona Mihali.

Kjo deklaratë e Mihalit vjen vetëm pak orë pasi me urdhër të Prokurorisë Speciale, është bastisur zyra e tij dhe dy banesat, kryeshefit ekzekutiv të KEK-ut Nagip Krasniqi i cili më pas u ndalua për 48 orë mbajtje, transmeton Gazeta10.

Ajo ka akuzuar kryeprokurorin special Blerim Isufaj i cili sipas saj edhe vitin e kaluar kishte bërë përpjekje të tilla që kishte hetuar vepra të aksioneve të vjetra politike të VV-së.

“Pas një viti prapë. Prokuroria Speciale e Blerim Isufajt në veprim. Pse do të thoni ju? Kur ja heq një herë në jetë fletëarrestin kryekriminelit Millan Radojçiqit çka mendoni ju se mund të bëj tjetër një prokuror si Blerim Isufaj përveçse të zhytet edhe më thellë në ujra të zeza.  Por qesh mirë kush qesh i fundit. Prokuror Elezin e detyruan të braktiste Kosovën se nuk ua ‘pastroji’ rastin VETERANËT.  Po ne nuk ikim. Jemi shumë. Edhe të vendosur”, ka shkruar Mihali.

Postimi i plotë:

Do të shihni këto javë e muaj shumë urdhra nga Prokuroria Speciale.

Vjet në këtë kohë bën shumë përpjekje. Shumë hetime, shumë vepra të vjetra të aksioneve tona politike, çdo deklaratë të vitit 2020 për ministrat e kthyen në hetim.

Pas një viti prapë. Prokuroria Speciale e Blerim Isufajt në veprim.

Pse do të thoni ju? Kur ja heq një herë në jetë fletëarrestin kryekriminelit Millan Radojciq çka mendoni ju se mund të bëj tjetër një prokuror si Blerim Isufaj përveçse të zhytet edhe më thellë në ujra të zeza.

Por qesh mirë kush qesh i fundit. Prokuror Elezin e detyruan të braktiste Kosovën se nuk ua ‘pastroji’ rastin VETERANËT. Po ne nuk ikim. Jemi shumë. Edhe të vendosur.

Kosova SHTET I SË DREJTËS.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-ambasadori i Kosovës në Shqipëri, Nait Hasani ka thënë se…