Dejona Mihali pas konferencës së LDK-së: Kaq ka mundur të thotë edhe Bekë Berisha

22 gusht 2023 | 12:20

Pasi Ministria e Arsimit nuk ka arritur t’i sigurojë librat për nxënësit e fillores, për herë të parë pas disa vjetëve, LDK-ja ka kërkuar dorëheqjen e ministres Arbërie Nagavci.

Për këtë kërkesë, ka shkruar zyrtarja e lartë e Lëvizjes Vetëvendosje, Dejona Milahi.

Mihali ka ironizuar me çështjen e librave dhe me kërkesën e LDK-së. Partinë opozitare e ka quajtur “LDK e 1001 akademikëve”, ndërsa çështjen e mosfurnimizimit më libra shkollë si “temë e madhe dhe jetike”.

“LDK-ja e 1001 akademikëve, 30 e kusur vjet parti, del në konferencë për media me 22 gusht dhe gjithë çfarë propozon për temën e madhe, jetike, të teksteve shkollore për arsimin parauniversitar është: të dorëhiqet ministrja. OK! Tjetër? Se kaq kishte mundur me e thënë dhe për shembull z. Bekë Berisha i komisionit për Siguri”, ka shkruar Mihali në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
GJILAN Adresa: Rruga e Prishtinës , Gjilan Euro Diesel: 1.39€…