Dejona Mihali thur lavde për deputetët e LV-së
14 korrik 2023
| 09:05
Pas zhvillimeve të djeshme në Kuvendin e Kosovës, nuk kishte si të mungonte edhe reagimi i Dejona Mihalit, e cila konsiderohet një nga njerëzit më me ndikim në Vetëvendosje.
Mihali iu ka thurur lavde kolegëve të saj, duke e quajtur grupin parlamentar të LV-së të jashtëzakonshëm.
“Lëvizja VETËVENDOSJE! ka pasur në çdo legjislaturë Grupin parlamentar më të mirin në republikë.
Por në këtë legjislaturë, pavarësisht çfarë përpiqen të thonë gojët e liga e ka GRUPIN PARLAMENTAR më të jashtëzakonshëm që ka parë historia politike e Kosovës dhe e shqiptarëve në përgjithësi” – shkroi ajo.