Dejona Mihali tregon pse u intervistua nga Prokuroria Speciale
20 shtator 2024
| 14:16
Dejona Mihali, koordinatore e fuqishme e Komiteteve në Lëvizjen Vetëvendosje, tashmë e ka përfunduar intervistimin në cilësinë e dëshmitares nga ana e Prokurorisë Speciale.
Pas daljes nga objekti i prokurorisë, Mihali ka folur shkurtimisht për gazetarët që ishin të pranishëm aty.
Ajo ka thënë se është intervistuar për ta zbardhur të vërtetën.
“Për të ndihmuar prokurorin për zbardhjen e të vërtetës”, ka thënë Mihali.