Dekada e mrekullueshme e Barcelonës: shtatë tituj me katër trajnerë
Barcelona kulminon një dekadë të mrekullueshme, duke fituar titullin e shtatë të La Ligas në 10 vjet.
Një periudhë, në të cilën dominimi i saj në këtë kompeticion ka qenë absolut. Prania në skuadër e futbollistëve të tillë si Iniesta, Messi, Xavi apo Puyol, ndër të tjerë, mundësoi këtë epokë të artë të Barcelonës.
Kampionati i parë i dekadës së fundit erdhi në sezonin 2008-2009, i pari nën drejtimin e Pep Guardiola. Sezoni filloi me disa dyshime rreth disfatës së habitshme në Soria, në fillim të garës. Kritika vinin nga të gjitha drejtimet, por qetësia do të vendosej shpejt.
Barça ishte një makinë futbolli dhe i shkatërroi rivalët e saj. Për herë të parë në histori, një skuadër kapërceu barrierën prej 100 golash në një kampionat spanjoll, konkretisht arriti 105 gola, dhe me 9 pikë para rivalit të vendit të dytë, Real Madridit. Barcelona e shtoi epërsinë e saj në dy kampionatet e ardhshme. Në 2009-2010, asaj i duhej vetëm një pikë për të arritur 100. Ekipi katalanas nuk ishte vetëm një makinë për të bërë gola, por edhe për të fituar tre tituj rresht.
Faza e Guardiolës u mbyll në sezonin 2011-2012, me një “subcampeonato” të dytë. Një trajner tjetër nga shtëpia e mori drejtimin. Tito Vilanova, i cili e udhëhoqi ekipin së bashku me Jordi Roura, shtoi një tjetër titull të ri të La Liga-s. Barcelona shënoi në të gjitha ndeshjet e kampionatit dhe arriti të realizojë 64 gola të njëpasnjëshëm. Ishte titulli i katërt në pesë vite, raporton “Telesport”.
Titulli i pestë erdhi në sezonin 2014-2015, me Luis Enrique si kreu i bankinës në “Camp Nou”. Katalanasit e mbyllën me 94 pikë, 110 gola të shënuar dhe 21 gola të pësuar, gjë që e bëri atë përsëri ekipin me më pak gola të pranuar në garë. Ekipi e përsëriti sezonin, megjithëse me shumë vështirësi. Barcelona ishte e nevojshme të priste deri në javën e fundit për të siguruar titullin me një fitore kundër Granada.
Titulli i shtatë i kësaj dekade të mrekullueshme për Barcelonën vjen tri javë para përfundimit të kampionatit. Ekipi i Ernesto Valverde ka qenë më i mirë se pjesa tjetër e konkurrentëve, nga fillimi e deri në fund. Një sezon me një konotacion të veçantë, për të qenë i fundit i një legjende të barcelonizmit, sikurse është Andres Iniesta. Fundi më i mirë i mundshëm për një legjendë si ai…