‘Dekada’ nga Jeton Krasniqi sjell dashurinë për rep muzikën

03 korrik 2018 | 14:16

Një dekadë përkushtim, shpirt, vuajtje e kënaqësi në kabinën e muzikës. Aty ku emocionet e hidhura e të lumtura rrjedhin në mikrofon nga reperi Jeton Krasniqi, i njohur si “Jeto1”, e më parë si “Rap J”.

“Jeto1”, që dhjetë vjet rep muzikën e feston me publikimin e albumit të pestë me titull: “Dekada”, në të cilën shihet një laramani e këngëve. Ky album përmban 21 këngë

Ai ka thënë për gazetën “Epoka e re” se këtë album e bën të veçantë llojllojshmëria e temave që janë trajtuar.

“Ka këngë për jetën, për klube, dedikime e bashkëpunime me shokë që e kemi nis bashkë muzikën. Kurse sot secili këndojmë për argëtim. Bashkëpunimet me reperët e rinj, të cilët më kanë befasuar me talentin e tyre, e shpresoj se edhe të tjerëve do iu pëlqejë albumi, pasi ka këngë për të gjitha shijet, e kjo është e veçanta e këtij albumi”, ka deklaruar reperi nga Rahoveci.

Në këtë album, ka thënë ai, ka punuar përreth gjashtë muaj, duke shtuar se në secilën këngë është një pjesë e shpirtit të tij. Nga ky album, ka veçuar ai këngën dedikuar nënës dhe disa këngë tjera që kanë të bëjnë me jetën në Kosovë.

“Ana e fuqishme në këngët e mia janë tekstet, megjithatë edhe interpretimi ka rëndësinë e vet, por për këtë lë të tjerët të gjykojnë”, ka deklaruar ai.

Më poshtë mund të dëgjoni albumin “Dekada”, shtatë këngët e fundit të së cilit do të publikohen në javën e ardhshme.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kampionia e Kosovës në futboll, Drita e ka transferuar mesfushorin…