
Dekani i Filologjisë, dedikim për prodekanin e ndjerë Fitor Ollomani
Kamber Kamberi, dekan i Fakultetit të Filologjisë në Universitetin e Gjakovës “Fehmi Agani”, me rastin e vdekjes tragjike të kolegut të tij universitar, Prof. Ass. Dr. Fitor Ollomanit, njëherësh prodekan i Fakultetit të Filologjisë të Universitetit “Fehmi Agani” në Gjakovë, ka ngushëlluar familjen e tij, kolegët, studentët dhe gjithë ata që e njohën profesor Ollomonin.
“Një pjesë të shpirtit tënd të mirë e le tek ne! E pjesë të shpirtrave tanë na i more me vete Ti!
Atje në QIELL!”, ka shkruar Kamberi.
Postimi i plotë i Kamberit në “Facebook”:
Lajmin e trishtë për ikjen nga kjo botë të Prof. Ass. Dr. Fitor Ollomanit, njëherit Prodekan i Fakultetit të Filologjisë të Universitetit “Fehmi Agani” në Gjakovë (në një aksident tragjik) e mora nga telefonata e një studenteje, Erzës! Ajo, sikur donte të kërkonte ndihmë nga unë. Nga zëri saj i mekur nuk po kuptoja, apo nuk doja të besoja se Prof. Fitorit i kishte ndodhur diçka…
Provova ta mirrja në telefon. Njëherë… Dyherë…
Fitori nuk po më përgjigjej.
Fryma m’u ndal e këmbët m’u këputën…Rashë në gjunjë e lotët lum!
E kuptova se miku im i mirë nuk do të më përgjigjej më kurrë!…
Telefonata pandërprerë. Nga studentët, kolegët, të afërmit, miqtë e dashamirët.
Dëshmi se sa i dashur ishte Fitori!
…
Tani kur dhembja është e madhe, nuk di kë ta ngushëlloj më parë?!
Familjen e tij e farefisin, studentët, kolegët, miqtë e tij të shumtë, e mase edhe vetveten!
Lamtumirë F I T O R !
Një pjesë të shpirtit tënd të mirë e le tek ne! E pjesë të shpirtrave tanë na i more me vete Ti!
Atje në QIELL!
Lutu për mëkatet tona!