Dekani Millaku priti në takim komandantin e CIMIC-së në KFOR-in turk në Prizren
Dekani i Fakultetit të Filologjisë në Universitetin “Ukshin Hoti” në Prizren, prof. dr. Shkelqim Millaku, të mërkurën ka pritur në takim komandantin për ndërlidhje ushtarako-civile (CIMIC) të KFOR-it turk në Prizren, Huseyin Ayvaci.
Dekani Millaku e ka njoftuar komandantin turk për të arriturat, sfidat dhe projektet për të ardhmen në Fakultetin e Filologjisë në UPZ.
Ai e ka falënderuar për mbështetjen që i kanë dhënë UPZ-së dhe shtetit të Kosovës KFOR-i turk, ambasada dhe shteti i Turqisë.
Dekani Millaku u shpreh mirëpritës për bashkëpunimin dhe mbështetjen e KFOR-it turk në projektet e ardhshme që ka ky fakultetit sidomos formimit të laboratorit të gjuhëve. Nga ana tjetër, komandanti Huseyin Ayvaci, e ka falënderuar dekanin për mikpritjen dhe u shpreh i gatshëm për mbështetjen e këtij fakulteti në kuadër të projekteve që kanë në Kosovë.