Dekani Musa Selimi: Studenti Jetmir Topalli, shembull për t’u ndjekur
Dekani i Fakultetit të Edukimit Fizik dhe Sportit të Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”, Musa Selimi nëpërmjet një postimi në profilin e vet në “Facebook” e ka përshëndetur transferimin e futbollistit Jetmir Topalli në skuadrën e Yeni Malatyaspor.
Selimi ka thënë se studenti Topalli është shembull për t’u ndjekur nga gjeneratat e ardhshme.
“Studenti ynë Jetmir Topalli një yll që po shndritë në fushën e futbollit, ai sot nënshkroi kontratë profesionale me ekipin turk Malatyaspor. Jetmiri shkonte në bibliotekë për të lexuar dhe përgatitur provimet ku edhe u vlerësua me nota shumë të larta! Ai është djalë i sinqertë e shembull se si me punë arrihet shumë në profesion! Në emër të Fakultetit të Edukimit Fizik dhe Sportit të Universitetit të Prishtinës ‘Hasan Prishtina’ i urojmë shëndet e shumë suksese në karrierë, duke qenë krenarë me edukimin dhe arritjet e tij”, ka shkruar Selimi.
(Veton ZYMBERI)