Dekani Puka publikon vendimin e Këshillit të Etikës për vërtetësinë e studimeve të doktoratës në Universitetin e Romës

13 shkurt 2024 | 14:33

Dekani i Fakultetit Juridik, Prof. Asoc. Dr. Avni Puka, ka njoftuar opinionin publik se ka pranuar Vendimin nga Këshilli i Etikës (nr.prot. 498, bashkangjitur) të Universitetit të Prishtinës, në lidhje me vërtetësinë e studimeve të Doktoratës në Universitetin e Romës “La Sapienza” në Itali, origjinalitetin e Disertacionit të Doktoratës dhe gjithë procesin e avancimit tim akademik.

“Ju informoj Juve, opinionin publik dhe në veçanti komunitetin juridik dhe studentët, se kam pranuar Vendimin nga Këshilli i Etikës (nr.prot. 498, bashkangjitur) të Universitetit të Prishtinës, në lidhje me vërtetësinë e studimeve të mia të Doktoratës në Universitetin e Romës “La Sapienza” në Itali, origjinalitetin e Disertacionit të Doktoratës dhe gjithë procesin e avancimit tim akademik”, ka shkruar  dekani Puka në “Facebook”.

Njoftimi i plotë i Dekanit të Fakultetit Juridik, Avni Puka:

Të nderuar përfaqësues të mediave,

Ju informoj Juve, opinionin publik dhe në veçanti komunitetin juridik dhe studentët, se kam pranuar Vendimin nga Këshilli i Etikës (nr.prot. 498, bashkangjitur) të Universitetit të Prishtinës, në lidhje me vërtetësinë e studimeve të mia të Doktoratës në Universitetin e Romës “La Sapienza” në Itali, origjinalitetin e Disertacionit të Doktoratës dhe gjithë procesin e avancimit tim akademik.

E ndjej obligim të bëjë publike dhe të ndaj me juve këtë informatë, për shkak se para pak kohesh isha objekt i një sulmi dhe shpifjesh të ulëta në publik, me të cilat u tentua të njolloset integriteti im moral dhe profesional. Dhe, po ashtu në deklarimet e mia para juve, jam zotuar se do të ndjekë rrugët institucionale dhe ligjore. Të gjjtha ato shpifje kanë qenë pjesë e një fushate të ideuar, konceptuar e organizuar kundër personalitetit tim, në kohë të caktuar dhe për qëllime të caktuara.

Siç është konstatuar edhe në këtë Vendim, faktet dhe provat e prezantuara janë të padiskutueshme dhe gëzojnë prezumimin e vërtetësisë absolute. Në këtë proces të administrimit të fakteve dhe provave janë involvuar edhe institucione relevante kombëtare dhe ndërkombëtare, siç janë Universiteti i Prishtinës dhe organet e tij, Agjencitë e pavarura institucionale si dhe vetë Universiteti i Romës në Itali.

Mund të them me krenari të plotë se asnjë sulm, shpifje apo formë tjetër e shantazhit nuk më ka zmbrapsur që për këto 3 vite në detyrën e Dekanit të Fakultetit Juridik, të ndal ndikimin abuzues të individëve e grupeve, e në anën tjetër, të realizojmë reforma të thella që Fakultetin Juridik e   transformojnë në model të jashtëzakonshëm të zhvillimit.

Prof.Asoc.Dr. Avni Puka, Dekan i Fakultetit Juridik UP

Vendimi i Këshillit të Etikës nr.prot.498

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Manchester City i Pep Guardiolës mbetet favoriti numër një për…