Deklarata e Ahmet Dërgutit para prokurorit

07 nëntor 2018 | 11:14

Prof. dr. Sabile Keçmezi-Basha

(Procesi gjyqësor i Prizrenit më 1946 sipas dokumenteve të gjykatave ish-jugosllave. Para trupit gjykues dolën 34 patriotë të cilëve gjyqi ua shqiptoi dënimet: gjashtë veta i dënoi me pushkatim, të tjerët me vite të shumta burg) /15/

(Sqarim: Shkrimi në vazhdim botohet pa i bërë redakturë gjuhësore pasi është i shkruar si në dokumentet origjinale)

Në mal kam nji djal mixhe i cili asht largue per shkak ushtrije shkakun e mos dorëzimit te tij nuk e di. I pandehuri Tahir nuk me ka propozue me hy mua në komitetin central..

Mbi pyetjen e prokurorit publik i pandehuri thotë se: Unë s’kam marr pjesë në komitet vetem se letren kam que e kur e mora vesh se kjo punë qenka kundër popullit dhe pushtetit jam largue. Kur kam marr letren e dytë që e kam grisur kam shkue ne Rahovec e s’kam takue me Kadrin dhe se kur jam kthye pastaj me Tahirin. Tahiri ndonji fjalë për situatën heren e parë s’me ka thanë gje, per te dytën herë ai me kallxoi une letren e grisa dhe nuk e kam qu. Letren Tahiri ma ka dhanë kur unë shkoja ne Rahovec per punë tjera te mijat. Mua nji herë prej burgut me kanë lanë te lirë pse përfitova prej amnestije e tash me kanë kap prap dhe ndodhem i burgosun. Veç ditës që më dha  letren Tahiri e qe une e grisa qe me kallxoi se kush defton vritet nuk me ka thenë heret e tjera, s’kam lajmrue për këtë gja, mbasi jam tut me fjalet e Tahirit qe me tha se ai që kallon vritet. Rifat Krasniqin tash  dy ditë per para jam pamun në burg.

Kadri Minushi me ka kallxue per Ahmet Dërgutin, Gashin veten e vet që janë në Komitet. Programin e organizatës s’ma kanë dhanë as Tahiri e as tjetër kush. Tahiri veç fjalëve  qe unë  kam thënë më para tjera s’më ka thanë. Ata që janë në mal janë njerëz të kqi e ruajn kryet e vet. Sesi e ka pas emrin komiteti i Prizrenit, unë nuk e di se une posa mora vesht se komiteti i formuer ka pas qellim të keq jam larguar. Për radio sdi gjë as edhe per nfihma Radijen e di pasi eshte per Radio stranicë nuk di mbasi skam par. Sheh Muhedini e njoh e me kon[ per fjalë skam  pas  e skam biseduar kurr me te. Kadri Minushi ka pas lidhje me Drenicë ose jo nuk e di. Kadrija se pari i kishte dergua Tahirit nj letër me anen e nji komshiut tem, te cilen letër unë ja kam dorëzue grues së Tahirit ne shtepi ne kohë që Tahiri nuk ndodheshe aty. Tjetër letër ose send tjetër se kam marr e as nuk di.. Haxhi Faslliu qe me thoni nuk e njof po ashtu edhe Ukë Sadikun nuk e njof por vetem e di per kete te fundit se ka qenë Nënprefekt i Rahovecit e tash ndodhet në mal. Fajtor per mue  asht Tahir Deda qe m’ka  mashtrue.

“VENDIM”

Me qenë se, koha kaloj vazhdimi i seancës gjyqësore  lihet për nesër me datë 22/9.1945, ora 8 para dite dhe në kete menyëju njoftua të pandehurve , të cilët nën roje të sigurta u dërgun per ne burg.

Prizren, 21/9/1945

Sekretar; Mustafa Biçoku

Anëtari;  Kolë Shiroka

Anëtari;  Qamil Brovina

Kryetari;  Hivzi Sylejmani,

DITA E TRETË E MARRJES NË PYETJE

Proqesverbal me 22.09. 1945

Gjykata e formuar si më parë në prezencën e Prokurorit Publik, të përfaqësuesve të pandehurve, sekretar Hasan Kryeziu

Ahmet Dërguti deklaron para prokurorit:

U prezantue i pandehubi Ahmet Dërguti, nga Rahoveci i mbiquajtun “Haj”, intendent i Komandës së vendit në Rahovec, i cili deklaroi e tha: “Emnin Haj kamë marrë në konferencën e II-të, këtë emën ma ka dhanë Rifat Krasniqi, por për çfarë qëllimi nuk e di, mbasi nuk kemi zgjat punimin e komitetit nuk kam pas rast me kerkue shpjegimet prej këtij. Jemi betua në shtëpin e Halil Dërgutit në Rahovec. Betimin kemi ba mbi Flamurin e Shipnis pa yll, me gjithë që e di se Flamuri i Shipnis ka yllin. Mbi Flamur ka qenë musafi, mbi këtë alltia, se çfarë simbolli asht alltia nuk e di. Komiteti u formue me kërkue flamurin tonë, nënpunësat shqiptarë nëpër administrat mbasi në Kosovë asht shumica shqiptare. Unë kam qenë vet nëpunës.

Prokurori: A ka ushtar shqiptar nushtrin e  Armatës Jugosllave

I pandehuri” po, por ka qenë e nevojshme me pas edhe nëpër zyra. Me anën e konferencave kemi dasht me kërkue këto pika: nëpër konferenca të hapta, kemi ba organizatën e msheft për me parashtrue kërkesa haptazi. Për ndonji fuqi ushtarake nuk e di. Asnji material skemi marr as nuk kemi pas ku me i que. E quaj veten fajtor pse skam lajmrue pushtetin. Unë e di që ka pas organizata politike e frontit të përbashkët, por skam pas rast me folë nëpër konferenca të kësaj organizate, ma vonë mbasi na u dha flamuri ketë nevojë ska ndje as njeni nga ne. Ali Aksiqi mundet me kenë në Prishtinë, ka qenë njihere në mal, këte e ka que në mal nji oficer i mobilizimit Beqir Hoxha dhe jo unë, këtë gja e kam ndëgjue në Komandën e Vendit të Rahovecit. Vetëm njëherë ka kerkue organizata e Prizrenit me anën e Hoxhë Maliqit, prej Kadri Minushit disa shenime, Kadrija me tha mue që të baj këto shenime unë keto shenime i kam dorëzue Kadris, Kadrija ka qenë anëtar i KND të rrethit të Rahovecit si unë. Unë kam pas përsipër me kap lidhjen me Gjakoven, po kete lidhje nuk mujta me e ba mbasi mbas 10 dite u formue Komiteti shqiptar në Prishtinë. Xhem Met Siniqi asht i Rahovecit dhe jam takue me te i cili me dha njiheri nj letër dhe me tha: Ruaje, letra shkruante: punoni organizohuni lidhjen me Muharrem Bajraktarin e kemi, letrën e kishte nënshkrue Komona, Xhema e ka marr postën e Sylejman Haxhi Mustafës e ka dërgue në Prizren dhe e ka prue ketë letër që u tha më sipër. Unë këtë letër ja dorëzova Xhemës menjëherë. Në konferencën e Rahovecit Rifat Krasniqi ka mbajt nji fjalim. Kryetar komiteti ka qenë Kajtaz Ramadani, sekretar i komitetit ka qenë Rifat Krasniqi. Rifati ka ngarkue Kajtazin që të merrte lidhjen me Drenicën. Rifati ka marr përsipër  me ba lidhjen me Prizrenin dhe me formue komitetin komunal në Mamushë, Opterushë dhe në Krushë. Kadri Minushi ka marrë me formue komitetet komunale: Banjë, Caralluk dhe në Ostrozub. Sylejman Haxhi Mustafa nuk ka qenë në Komitetin tonë, leren e ka shkrue me emnin e vet. Letrën e këndova në besim. Në dyqanin e Haxhi Sylejman Mustafës kam hy vetem njihere, atëherë asht bisedu për çështjen e komitetit. Ai tha  qi ka qenë në mal para dy dite, në këtë moment erdhi në dyqan nji prizrenjan, Rizaja  tha se flitet qik anë ardhë 40 englezë mbi Dragash. Këto fjalë që u folën janë fjalë që e shkatrrojn moralin e popullit. Dyqangjija ka pas besim tek unë.  Vahidi me Rifatin kanë pas me formue komitetin në tri komuna. Unë kur kam dal prej dyqani të Sulejman Malltës me nji Hajrullahun, tue u bashkua ma vonë me nji infermier, i cili u da prej nesh dhe shkoi në spital. Me Xhemil Flukun nuk jam taku. Kjo ka qenë me 23-24 qershuer 1945. Unë kam qenë arkëtar i komitetit, por në ark nuk kam pas asnjë samtim, kemi dasht me kerkue ndihma nga populli. Unë nuk e di se me  çfarë komiteti kemi pas lidhje. Rifat Krasniqi me ka tregue se asht takue me Adem Vocën nga Samodrazha në shtëpin e tij në Mamushë. Unë nuk jam njeri që mundem me ba vrasje dhe kërkushi nuk më ka ndalue prej kryemjes së kësaj. Me Vahid Mustafën nuk kam pas asnjë kontakt para mbledhjes që ashtë ba në shtëpin e  Halim Dërgutit. Mua nuk më kujtohet që të ket folë Rifati për Mehdi Frashërin. Si intendent që kam qenë nëpër duar të mija kanë kalue  afro 600.000 kg. Drithë, nuk kam ba asnjë abuzim ma të vogël, dy herë jam kontrollue. Rifati ka kërkue kuranin dhe kishte shkrue diçka në letër. Rifati ashtë organizatori. Kemi hy me vullnetin tonë të plotë në këtë komitet. Rifati më ka thëanënë muajin mars se në Drenicë ka nji radiostacion. Rifati për çështjen e radios ka folë me komitetin para të gjithëve. Radio kishte me shërbye per me i lidhë me Ingliteren, por me ke në Inglitere nuk e di. Unë nuk e di që Kajtazi ka mujt me u lidhë me Drenicën dhe Prizrenin. Rifati ka thirrë neve për formimin e komitetit, por unë nuk jam interesua se kah ka ardhë direktiva  për formimin e  komitetit. Murati ka qenë anëtar i thjesht të këtij komiteti dhe nuk ka pas asnjë dinar. Unë kam deklarue se ai ka pas 300 napolona, por kjo nuk asht e vertet. Rifati ka kërkue prej komitetit 1.000 napolona e qi duhet të kishim mbledh prej tregtarëve, këto pare kishin me u shpenzue për nevojat e komitetit, si shpërblim udhëtimi të disa anëtarëve të komitetit, por nuk e di që të ketë folë për me ble nji radio me këto të holla. Kajtazi ka thanë se nuk duan pare. Hysen Bajrak Aksiqin kam thirr në komitet dhe Murat Tahir Agën. Unë kam ndëgjue prej Sylejman Malltës që disa njerëz të komitetit kanë shkue te Muharrem Bajraktari, po prej këtij kam ndegjue për Adem Vocën edhe për nji radiostacion në Drenicë. Muharrem Gashi ka qenë nëpunës i Këshillit të Rrethit ka pas me dorëzue gjanat ushqimore komandës së vendit. Njiheri kam konstatue se 40, 50 kg lesh ishte ma tepër simbas librave tintendancës dhe këto kam kthye këtij. Skam dasht me ba abuzim. Unë e di se Muharrem Bajraktari ka luftue kundër okupatorit dhe kundra partizanve. Mbrenda 3-4 muajve  nuk jemi mbledhë asnjë ditë.

Pyetjet e gjyqëtarëve:

Kryetari: prej marsit deri në qershor ka ekzistue komiteti.

Ahmeti: po ka ekzistue

Gjyqëtar Kola: atëherë ka  ka ekzistue tre muaj.

Ahmeti: pardon, komiteti ka ekzistue 11 ditë.

Avokat Pallaska:Kush e ka prue flamurin

I pandehuni: unë, Mbas 10 dite neve kemi konstatue se nuk ka për shka të ekzistonte ma komiteti. Sheh Muhedini nuk i ka organizue komitetet nëpër komuna dhe katunde. Në mbledhjen e komitetit e di se ka qenë njifar ngatërrese, nuk e di me siguri por me duket se ishte puna: alltia mbi musafin. Alltija asht simbol i luftës, por unë skam pas qëllim lufte kundra pushtetit populluar. Kajtazi nuk e ka plotësue detyrën si kryetar i komitetit, Kadrija nuk e ka plotësue krejtësisht detyrën. Eqrem Hadin nuk e njomi, por e di që ka qenë kryetar i gjyqit dhe që Rifati ka qenë dhëndrri i tij, por nuk kemi folë me Rifatin për Eqrem Hadon. Vait Mustafa  nuk e deshti me ba betimin, por mbas insistimit tonë asht betua s’bashku me ne, mbasandaj na tha se qysh në kohën e okupatorit kenka betua në nji vend. (Vijon)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Marrëdhëniet bilaterale dhe proceset integruese euroatlantike ishin në fokus të…