
“Deklarata e Balfourit”, letra që solli shtetin e Izraelit
11 tetor 2020
| 18:08
E shkruar më 2 nëntor 1917, “Deklarata e Balfourit” është një letër e shkruar nga Ministri i Jashtëm i Mbretërisë së Bashkuar, Alfred Balfour, si një zotim për formimin e një shteti për hebrenjtë.
Përmes librit të historianit amerikan Jonathan Schneer, “Balfrour Declaration”, ligjëruesi i të drejtës ndërkombëtare, Muhamet Mavraj, ka folur për formimin e shtetit të Izraelit, i ftuar në emisionin CODEX të KTV-së.
Kjo letër fare e shkurtër, përmbante një zotim të madh të Britanisë, siç thuhej për të gjetur “një strehë për hebrenjtë”.