Deklarata e çuditshme për Tetovën dhe Prizrenin, Mirena për Kurtin: I ka qit dikush najsen n’pije
12 gusht 2023| 15:33
Analisti Ilir Mirena ka komentuar deklaratën e çuditshme të kryeministrit Albin Kurti për Tetovën dhe Prizrenin.
Ai e ka pyetur kryeministrin se çka po konsumon që po i bën këto deklarata të çuditshme.
Në profilin e tij në “Facebook”, ai Mirena ka ironizuar duke shkruar se mos dikush i ka vendosur diçka në pije.
“Pse more s’po na kallxon çka je kah merr, o egoist!Kallxona t’knaqum edhe na qeshtu, t’ja japim per hava. Po, nashta edhe s’merr kurgja, i ka qit dikush najsen n’pije, e ky se din, e veç thote ‘boll mire more jom’”, ka shkruar Mirena.
Gjatë vizitës në Maqedoninë e Veriut, ai dje ka vizituar edhe fshatrat e Tetovës.
Nga atje, shefi i Qeverisë së Kosovës foli për një projekt rrugor që do të lidhë Prizrenin e Tetovën përmes një tuneli të gjatë gjashtë kilometra.
Dhe pikërisht derisa po fliste për këto dy qytetare, kryeministri dha një deklaratë të çuditshme.
“Në qiell duket sikur Prizreni dhe Tetova kanë qenë një qytet, por kur i ka sjellë Zoti në Tokë, e Malet e Sharrit i ka ndarë, i ka bërë dy qytete, Prizrenin e Tetovën.” – deklaroi ai.