Deklarata e Daliqit për finalen ndaj Francës

14 korrik 2018 | 22:59

Koha për finalen e madhe të Kupës së Botës mes Kroacisë dhe Francës po afrohet dhe e gjithë bota po pret të njohë kampionin e ri.

Surpriza e padiskutueshme e këtij Botërori është Kroacia, e cila për herë të parë do të luajë në finalen e një turneu të tillë. Pavarësisht kësaj, trajneri i kombëtares Zlatko Daliq, që këtë detyrë e mori vetëm 8 muaj më parë, shprehet optimist: “Të dielën është finalja e Botërorit. Është e thjeshtë, pasi lojtarët e kuptojnë se për çfarë ndeshje bëhet fjalë”, ka thënë Daliq, duke u përpjekur të shkarkojë tensionin e lojtarëve për këtë sfidë të madhe.

“Ajo që më lumturon më shumë është se nëse lojtarët nuk do të jenë në 100% të formës do të ma thonë. E dinë se luhet për titullin kampion bote dhe nëse nuk do të jenë në gjendje të japin maksimumin në fushë do të gabojnë dhe kjo gjë nuk lejohet. Ndaj do të më thonë të vërtetën. Kemi disa lojtarë titullarë me dëmtime të lehta dhe shpresoj që deri të dielën të kenë rikuperuar dhe të jenë 100% gati. Në të kundërt, kam mjaft kampionë edhe në stol, që janë gati për të luajtur dhe për të dhënë maksimumin”, u shpreh Zlatko Daliq.

 

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Didier Deschamps do të kërkojë të triumfojë në finalen e…