Deklarata e Edita Tahirit çmend Vulinin

18 dhjetor 2019 | 16:55

Pas deklaratës së ish-ministres për Dialog, Edita Tahirit në konferencën e organizuar sot nga KDI dhe Konrad Adenaur Stiftung se “Pa njohje reciproke mes dy shteteve, Kosovës dhe Serbisë në kufijtë aktualë nuk mund të ketë paqe të qëndrueshme. Do të ketë luftë”, ka ardhur reagimi i çmendur nga ministri i Mbrojtjes së Serbisë, Aleksandër Vulin, i cili në vend se të merret me argumente shkon në çmenduri duke përdorur fjalor ofendues ndaj Edita Tahirit.

“Tahiri nuk ka fëmijë të saj dhe për këtë arsye ajo deklaron aq lehtë për një luftë. Kur ajo ishte në detyrë, ajo nuk ishte vetëm, dhe tani, kur askush nuk kërkon asgjë, ajo është plotësisht e çmendur ‘një gjyshe e çmendur’. Dhe për të gjithë ata që përdorin ‘gjyshen e çmendur’, për të thënë atë që nuk do të thonë me zë të lartë dhe dëshirojnë që në vazhdimësi ta shohin këtë, ju them qartë se nuk ka asnjë Kosovë të pavarur dhe pikë”, ka qenë reagimi i Vulinit pas deklaratës së ish-ministres Edita Tahiri.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Federata e Futbollit e Kosovës do ta mbajë manifestimin e…