Deklarata e Grenellit për Kurtin, Krasniqi: Qytetarët duhet ta çojnë Kurtin në opozitë për të zgjidhur krizën me SHBA-në

06 janar 2025 | 23:03

Profesori universitar, Milazim Krasniqi, ka reaguar pas deklaratës së Richard Grenell rreth Albin Kurtit, se për herë të të parë në 35 vite marrrëdhëniet Kosovë-ShBA janë “në krizë”.

“Qytetarët e Kosovës duhet ta zgjidhin krizën më 9 shkurt, duke çuar shkaktarin e krizës, pra Kurtin, në opozitë. Nuk është çështje ideologjike. Kosova nuk mund t’i mbijetojë edhe katër vite me krizë në raportet e saj me SHBA-në. Sidomos jo me SHBA-në e Trampit”, tha profesori Krasniqi.

“Kjo krizë nuk zgjidhet nga ai që e ka shkaktuar”, tha mes tjerash ai.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Avdullah Hoti, ka…